Lajme
“Efekti i këndshëm anësor” i pandemisë: Zhdukja e gripit sezonal
Në sezonin 2020-2021 janë regjistruar vetëm 600 vdekje nga gripi në SHBA. Një vit më parë ishin 22.000 vdekje dhe në vitin pararendës, 34.000
Pandemia, krahas të gjitha të këqijave që po shkakton prej tashmë 15 muajsh, ka treguar edhe një efekt anësor të këndshëm: Gripi sezonal, “normal” aktualisht nuk përbën fare problem.
“Thjesht nuk ka grip që do të sillej rreth nesh”, është shprehur eksperti Greg Poland për revistën shkencore amerikane “Scientific American”.
Në sezonin 2020-2021, deri më tani janë regjistruar vetëm 600 vdekje nga gripi në SHBA, transmeton albinfo.ch.
Për krahasim: Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në sezonin pararendës, në periudhë të njëjtë ka pasur 22,000 viktima ndërsa një vit para kësaj, në SHBA kishin vdekur nga gripi madje 34,000 veta.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026