Lajme
Pandemia dhe dobësitë në sistemin e furnizimit me ushqim në botë
Dobësitë në sistemin e furnizimit me ushqim në botë janë zbuluar nga pandemia COVID-19, duke i bërë udhëheqësit globalë më të vetëdijshëm se nëse nuk rregullohen, mund të nënkuptojnë uri dhe migrim masiv, tha kreu i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara.
Kriza ka ndërprerë zinxhirët e furnizimit në gjithë globin, duke i shtyrë 270 milionë njerëz në prag të urisë, tha David Beasley, Drejtor Ekzekutiv i WFP, në një takim virtual të Forumit Ekonomik Botëror, përcjell albinfo.ch.
“Nëse nuk marrim mbështetjen dhe fondet që na duhen, do të kemi uri masive, destabilizim të kombeve dhe do të kemi migrim masiv dhe kostoja e kësaj është një mijë herë më shumë”, tha Beasley. Kryeministri holandez Mark Rutte i tha forumit se çështja për ndryshim ishte bindëse.
“Ne nuk po bëjmë sa duhet për këtë çështje, por unë do t’ju premtoj se do të bëjmë më shumë”, tha ai.
Beasley tha kur ai kishte mbërritur në WFP katër vjet më parë kishte 80 milionë njerëz afër urisë, por edhe para pandemisë kjo arriti në 135 milionë për shkak të sfidave të tilla si luftërat dhe ndryshimi i klimës.
Udhëheqësit botërorë tani po fillonin të adresonin problemet me sistemin e ushqimit, por kishte shumë më shumë për të bërë, shtoi Beasley.
Beasley tha se zinxhiri i furnizimit me ushqim nuk ishte prishur, por duhej të përmirësohej, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’