Lajme
Pandemia thelloi pabarazinë mes qytetarëve në Europë
Pabarazia në Evropë po rritet, ndërsa COVID-19 ka thelluar dallimet ekzistuese në tregjet evropiane të punës.
Shoqata e bamirësisë ‘Caritas’ thotë se gjithnjë e më shumë njerëz kanë nevojë për ushqim, strehim dhe veshje.
“Sistemi kombëtar i mirëqenies nuk po funksionon si duhet dhe njerëzit që kanë humbur punën e tyre, ose ata që punojnë, por nuk paguhen sa duhet dhe nuk mbrohen nga sigurimet shoqërore nuk plotësojnë dot as nevojat bazë për shkak të mungesës së mbrojtjes sociale”, thotë Maria Nyman, sekretare e përgjithshme e ‘Caritas’.
Paga minimale në Evropë varion nga 332 euro në Bullgari në 2 mijë e 200 euro në Luksemburg dhe 1 në 4 të rinj nuk gjen dot punë. Shumë prej tyre përballen me diskriminim.
“Nëse duam një shoqëri më të mirë, atëherë duhet të sigurohemi që këta njerëz të mos lihen pas. Ndaj nevojiten sisteme sociale më të forta”, shprehet Nyman.
Sipas Eurostat, një në 5 persona në BE është në rrezik varfërie./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik