Lajme

Pandemia në Gjermani, numri më i ulët i orëve të punës në 30 vjetët e fundit

Pandemia në Gjermani ka shënuar numrin më të ulët të orëve të punës që nga ribashkimi i vendit, tha sot Agjencia Federale e Punës, shkruan albinfo.ch.

“Numri mesatar i orëve të punës për punëtorët kishte zbritur më shumë se 50 orë në vitin 2020”, tha Enzo Weber i Institutit të Kërkimit të Tregut të Punës, i cili operon brenda Agjencisë Federale të Punësimit.

Vitin e kaluar, numri i orëve të punës u ul me 4.7 për qind krahasuar me një vit më parë, kështu që në fund të vitit 2020 ishte 59.64 miliardë orë pune, që është vlera më e ulët e regjistruar në 30 vjetët e fundit.

Vitin e kaluar numri i përgjithshëm i të punësuarve ra për shkak të një virusi, për herë të parë në 16 vjet.

Një total prej 44.8 milionë njerëzish ishin të punësuar në Gjermani në fund të vitit 2020, që është 1.1 për qind më pak se më 2019.

Rënia e numrit të orëve të punës lidhet kryesisht me masat për futjen e punës me kohë të pjesshme në aktivitetet e prodhimit gjatë masave të rrepta.

Vitin e kaluar, 2.9 milionë punonjës u prekën nga orari i reduktuar i punës, pothuajse tri herë më shumë sesa në krizën e vitit 2009, kur qeveria gjithashtu subvencionoi punën me kohë të pjesshme si një mekanizëm për të mbrojtur sipërmarrësit nga falimentimi.