Lajme
Pandemia vazhdon të sfidojë Evropën
Britania e Madhe e kaloi pragun e trishtë të 150 mijë viktimave nga koronavirusi, pasi raportoi edhe 313 vdekje të tjera në 24 orët e fundit. Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha më herët gjatë javës se vendi do të frenonte valën Omicron, edhe pse po raporton më shumë se 200 mijë infektime në ditë.
Megjithatë kryeministri ka pranuar se javët në vazhdim do të jenë sfiduese, me disa shërbime që do të preken nga mungesa e stafit. Për të zgjidhur ngërçin, autoritetet po mendojnë të reduktojnë periudhën e izolimit për ata që rezultojnë pozitivë, nga 7 në 5 ditë.
“Me siguri që do të ndihmonte në reduktimin e trysnisë në shkolla, tek fuqia punëtore e domosdoshme e sektorë të tjerë. Por sigurisht një masë e tillë do të mbështetej në rekomandimin e ekspertëve dhe shkencëtarëve”, deklaroi Nadhim Zahawi, ministër i Arsimit, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Ndërsa vende si Izraeli po mbështeten te doza e katërt për të mbrojtur grupet më të rrezikuara nga varianti më ngjitës Omicron, ekspertët në Britaninë e Madhe thonë se për momentin ajo nuk është e nevojshme, dhe se doza e tretë po rezulton efektive në nxitjen e reagimit imunitar.
Sakaq, Gjermania po planifikon të kufizojë më tej qasjen në bare dhe restorante mes rritjes së infektimeve. Kancelari Olaf Sholc tha se nga 15 janari qytetarët që duan të hyjnë në bare dhe restorante do të duhet të tregojnë edhe test negative përveç provës së vaksinimit apo shërimit nga Covid-19. Mbi 105 mijë vetë morën pjesë në protestat e zhvilluara në Francë, kundër projektligjit që kthen certifikatën shëndetësore në certifikatë vaksinimi. Masa ndalon të pavaksinuarit të kenë qasje në jetën publike. Vendi po thyen rekorde infektimi, duke u pozicionuar i dyti në botë me më shumë e 300 mijë raste ditore. Shkencëtarët në Francë kanë thënë se varianti Omicron mund të jetë 105 për qind më i transmetueshëm se Delta.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit