Lajme
Pandemia ka shkatërruar 33.000 vende pune në Zvicër gjatë vitit 2020
Vetëm në gastronomi, qenë humbur më shumë se 15,000 vende pune për shkak të pandemisë së koronavirusit
Për herë të parë që nga viti 2011, numri i kompanive dhe punonjësve në Zvicër kishte shënuar rënie në vitin 2020. Vetëm në gastronomi, qenë humbur më shumë se 15,000 vende pune për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kjo korrespondon me një rënie prej gati dhjetë për qind.
Në fund të vitit 2020, Zvicra kishte gjithsej rreth 617,000 kompani dhe pothuajse 5.3 milionë punonjës, sipas statistikave të strukturës së kompanisë (Statent) nga Zyra Federale e Statistikave (BFS), transmeton albinfo.ch. Sipas Statent, kjo është rreth 900 kompani dhe 33,000 vende pune më pak se një vit më parë, që korrespondon me një rënie prej 0.1, respektivisht 0.6 për qind.
Siç thekson BFS, janë marrë parasysh vetëm marrëdhëniet e punës që janë ndërprerë, në mënyrë që puna me kohë të shkurtër apo ndalimet e përkohshme të ushtrimit të mos falsifikojnë statistikat.
Megjithatë, edhe në këtë pikë janë prekur veçanërisht ata sektorë që u prekën më shumë nga pandemia, shkruan srf.ch. Pra, jo të gjithë sektorët e ekonomisë u prekën sa i përket humbjes së vendeve të punës. Kërkimi (hulumtimet shkencore) dhe – çuditërisht – sektori i kujdesit shëndetësor kanë dalë fitues të krizës. Në këtë të fundit, BFS kishte identifikuar madje rreth 12,500 vende pune më shumë në fund të vitit 2020 sesa në vitin e kaluar (+3 për qind).
Pak më shumë se 2000 vende pune u shtuan në hulumtim (+8.3 për qind).
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Gjenevë ka kërkuar ndihmë për nxënësit në...
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
-
Prof.Dr. Cuculi, njeriu në mes të doktorit të zemrës dhe menaxherit
-
Jobsmentor.eu, platforma inovative që ndërton ura karriere mes Europës Lindore dhe Perëndimore
Jeta në Zvicër
-
Pak më pak se 30% e njerëzve të larguar nga Ukraina, arrijnë të punojnë në Zvicër Vetëm 29% e ukrainasve në Zvicër kanë një punë, një shifër ende larg objektivit prej 40%...
-
Vera zvicerane nuk do të ndjekë rregullat e BE-së
-
Kantonet zvicerane kanë vrarë 39 ujqër deri më tani këtë vjeshtë
-
Nga sot, ndalohet hyrja në fshatin zviceran, shkak kërcënimet nga rrëshqitja e dheut
-
Pagat zvicerane do të rriten në vitin 2025