Lajme

Pandemia do t’u kushtojë bankave mbi 2 trilionë dollarë humbje kredie

Kriza e krijuar si rezultat i pandemisë do t’u kushtojë bankave në gjithë botën një humbje prej 2 trilionë dollarësh në kredi deri në fund të vitit të ardhshëm, vlerësoi të enjten agjencia e vlerësimit të kredive S&P Global.

Këtë vit pritet të shihet një hit prej 1.3 trilionë dollarësh, më shumë se dyfishi i nivelit të vitit 2019, parashikoi S&P.

Rreth 60% e humbjeve ka të ngjarë të jenë në Azi, megjithëse rritjet më të larta relative – më shumë se dyfish mesatarisht në krahasim me 2019 – do të ndodhin në Amerikën e Veriut dhe Evropën Perëndimore, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.