Lajme
Pandemia detyron kompaninë “Lufthansa” të mbyllë 22.000 vende pune
Kompania gjermane ajrore, Lufthansa, ka thënë se planifikon mbylljen e 22.000 vendeve të punës, teksa tenton të përballojë rënien e numrit të fluturimeve për shkak të pandemisë
Lufthansa ka thënë se 22.000 vende punës do të mbyllen në Gjermani, e sipas parashikimeve të kompanisë, pritet që kjo e fundit të veprojë me 100 aeroplanë më pak.
Lufthansa, ashtu si edhe kompanitë e tjera të tilla, është vënë në gjunjë nga kufizimet e vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
“Pa ulje të konsiderueshme të shpenzimeve të personelit gjatë krizës, ne do ta humbim mundësinë për një rikthim më të mirë pas krizës dhe rrezikojmë që Grupi Lufthansa të dalë nga kriza më i dobët”, ka thënë Drejtori për Punë në Lufthansa, Michael Niggemann, përcjell albinfo.ch.
Lufthansa ka nënshkruar marrëveshje muajin e kaluar me qeverinë gjermane në vlerë të 9 miliardë eurove, me qëllim të ikjes nga shkatërrimi.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor











