Kuriozitete
Panda franceze debuton përballë publikut
Panda pesëmuajshe franceze e ka bërë debutimin e saj publik, duke kënaqur qindra vizitorë në një kopsht zoologjik në Francë. Këlyshi i vogël mashkull ka lindur më 4 gusht në kopshtin zoologjik Beauval, rreth 250 km në jug të Parisit dhe u pagëzua muajin e shkuar si Yuan Meng nga zonja e parë e Francës, Brigitte Macron, përcjell albinfo.ch.
Panda, e cila u bë sensacion mediatik në Francë, ka pranuar mysafirë të veçantë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron dhe ish-presidentin Nicolas Sarkozy. Vizitorët në Beauval Zoo thanë se ishin shumë të kënaqur me mundësinë për të parë Yuan Meng për herë të parë.
Një vizitor tha se ata ishin të pranishëm në kopsht, edhe kur pandës i dolën dhëmbët e parë dhe kur ajo për herë të parë i hapi sytë.
Panda hapi sytë për herë të parë në mes të shtatorit dhe peshonte 11 kg.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?