Kosova
Panairi “SWISS BAU” shtyhet për muajin maj 2022
Në mesin e shumë ekspozuesve do të ekspozojnë edhe 6 kompani nga Kosova: “Behari Doors”, “Darda-nia Model”, “Green House”, “Shehu”, “Elnor” dhe “Kosova Model”.
“SWISS BAU” është një nga panairet më të mëdhenj të ndërtimit që organizohet në Zvicër. Edicioni i vitit të ardhshëm i këtij panairi ishte planifikuar të mbahej nga 18 der më21 janar 2022. Por, përmes një njoftimi për mediat dhe pjesëmarrësit, organizatorët bëjnë me dije se panairi shtyhet për muajin maj 2022. Kjo bëhet për shkak të gjendjes së rënduar te pandemisë së koronavirusit.
Të kujtojmë se në mesin e shumë ekspozuesve nga shtetet e ndryshme të botës, do të ekspozojnë edhe 6 kompani nga Kosova: “Behari Doors”, “Darda-nia Model”, “Green House”, “Shehu”, “Elnor” dhe “Kosova Model”.
Këto gjashtë kompani do t’i ekspozojnë produktet e tyre si: shkallë, dyer, kuzhina, dritare, shtëpi të parafabrikuara, mobilieri dhe shumë e shumë produkte të tjera për shtëpinë. Dizajni dhe kualiteti i produkteve nga këta ekspozues është dëshmia më e mirë që sot ata janë të pranishëm në tregun zviceran dhe në vendet e tjera europiane.
Vizitoni panairin “Swiss Bau” në Bazel dhe njihuni me kompanitë dhe produktet “Made in Kosova” nga 3 deri 6 maj 2022.
Më shumë informata në linkun në vijim: https://www.facebook.com/Swissbau/posts/5029525430399570
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane? Kriteret strikte për marrjen e një pasaporte zvicerane do të thotë që një e pesta e...
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati