Literaturë

Panairi i Librit në Prishtinë i kaloi pritshmëritë e organizatorëve

Është mbyllur sonte në mbrëmje Panairi i librit në Prishtinë, ku sivjet është karakterizuar me numër të madh të vizitorëve, çka ka bërë që t’i befasojë edhe organizatorët.

Sipas tyre, fëmijët prej moshës 7 deri në 14 vjeç kanë vizituar më së shumti Panairin e Librit sivjet.

Në ditën e fundit të edicionit të 21-të, organizatorët këtë e veçuan si shumë pozitive, derisa theksuan se në përgjithësi, krahasuar me vitin e kaluar, numri i vizitorëve është rritur për 10%, raporton KTV, përcjell albinfo.ch.

Vizitorët janë ndarë të kënaqur me organizimin dhe llojllojshmërinë e librave.

Stenda më e vizituar këtë vit, sipas organizatorëve, është “Botë Art”. Ndërsa një ditë më parë janë ndarë edhe çmimet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, ku Fatos Kongoli është shpallur si shkrimtari i vitit.