Integrimi
Panairi i Bizneseve Shqiptare në Austri bashkoj sivjet biznesmenët nga Austria dhe Kosova
Për të dytin vit me radhë në Vjenë u organizua Panairi i Bizneseve Shqiptare në Austri.
Sivjet punën e tyre e ekspozuan rreth 60 ndërmarrje shqiptare që veprojnë në Austri.
Në panairin “Vjena 2019” punën dhe shërbimet e tyre e prezentuan një numër i madh i bizneseve nga të gjitha fushat, duke filluar nga ndërtimtaria, gastronomia, IT, media, patundshmëri, Sport etj.
Në mesin e tyre kishte kompani të vogla, mesme dhe të mëdha.
Hapja zyrtare e panairit u bë nga kryetari i Rrjetit, Yll Blakaj dhe përfaqësues të institucioneve nga Kosova dhe vendi.
Yll Blakaj, Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri tha se: “ Sot është një ditë e veçantë për biznesmet shqiptare në Austri, ky panair veçse na shpien në një fazë më tutje, ku po bëjmë një akt përpara drejt bashkëpunimeve të reja edhe me ndërmarrjet nga Kosova që i kemi prezent sivjet për herë të parë”.
Panairin e përshëndetën dy ambasadorët tanë në Austri. Roland Bimo, Ambasador i Shqipërisë në Austri dhe Sami Ukelli: Ambasador i Kosovës në Austri.
Roland Bimo, Ambasador i Shqipërisë në Austri tha se uron vizionin e rrjetit për të realizuar këtë event.
“Nga viti i kaluar po shihet që rritja dhe pjesëmarrja është dyfish nga viti i kaluar.
Organizimi juaj tregon edhe njëherë që solidariteti I treguar, ajo që i ka karakterizuar gjithmonë shqiptatë. Dhe kjo tregon që kur jemi bashkë mund të bëjmë gjëra shumë të mira”, tha ai.
Sami Ukelli, Ambasador i Kosovës në Austri tha se: “Çdo fillim është i vështirë, por frutet e suksesit korren gjithmonë në vonë. Kjo që po bëni sot do t’ua shtoj frutat sukseseve tuaj. Mirëpo njëkohësisht vlera e shtuar që arrihet duke u mbledhë së bashku, kësaj radhe e me bizneset nga Kosova – falë projektit Empoëer të USAID, këto aktivitet kanë për qëllim jo vetëm të shiheni mes vete, por edhe të lidhen kontrata së bashku.
Këtu unë morra vesh se vecse ka filluar të flitet për nënshkrim të kontratave. Dhe ky është lajmi më i mirë sot. Uroj që panairi i tretë të ketë edhe një sallë tjetër ku do të vijnë edhe ndërmarrës austriak – që panairi të ndërkombëtarizohet edhe më tutje”.
Në Vjenë ishte edhe Shani Mehmetaga, Udhëheqës i Divizionit për Koordinim dhe Përkrahje të Investimeve të Diasporës, i cili përveç panairit vizitoj edhe disa ndërmarrje të suksesshme që udhëhiqen nga shqiptarët në Austri.
“Cdo periudhë kohore i ka pas patriotët e vet, mirëpo patriotët e përhershëm janë dëshmu që janë pjesëtarrët e diasporës sonë. Në këtë kohë patriot modern janë ata që nga diaspora kanë ardh dhe kanë investu në Kosovë. Nga ky vend kërkoj që të kontribojmë të gjithë së bashku që ta ndalojmë migrimin. Të investojmë në Kosovë që të rinjtë tanë të punësohen në Kosovë dhe të mos detyrohen ta braktisin vendin”, tha ai.
Risi këtë vit ishte pjesëmarrje në panair e 10 ndërmarrje të suksesshme nga Kosova, të përkrahur nga projekti Empower – sektori privat, e finanacuar nga USAID ne partneritet me Sida.
Skender Rama,udhëheqës i Projektit Empower – USAID tha se: “Projekti që unë udhëheq një prej aktiviteteve e ka që të mundësojë lidhjen e bizneseve nga Kosova me ato nga Evropa. Në kuadër të saj ne kemi përkahur realizimin e Forumit Ekonomik vitin e kaluar në Prishtinë, ku morrën pjesë qindra bizneseve nga diaspora dhe Kosova, dhe sivjet me 24-25 maj përsëri përkrahim konventën ekonomike dhe takimet b2b”. ka thënë Rama.
Në panair ishin prezentë 7 ndërmarrje nga sektori i drurit, ato i përfaqësoj Arjeta Vula Pozhegu – kryetare e shoqatës së Përpunuesve të Drurit.
“Ne sot jemi prezent me 7 kompani – që vijnë nga industria e drurit. Është një iniciativë shumë e mirë, sepse rrjetizimet janë ato që biznesi i kërkon. Ne si Kosovë kemi një treg prej 1 milion e gjysmë, është një treg shumë i vogël për kapacitetet që ndërmarrjet tona i kanë është një treg I kufizuar dhe ne jemi gjithmonë në kërkim të eksportit”, tha ajo.
Si pjesë e panairit u publikua edhe libri promocinal i Rrjetit, ku prezentohen ndërmarrjet pjesëmarrëse dhe i cili iu shpërndahet vizitorëve.
Panairin e Bizneseve Shqiptare e organizon Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert