Maqedonia
Pamje nga pritja e pjesëmarrësve të Samitit të OSBE-së
Bëhet e ditur se kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, është duke e bërë pritjen e ministrave të jashtëm, shefave e të delegacioneve dhe delegatët e tjerë të nivelit të lartë në hapjen zyrtare të Këshillit të 30-të të Ministrave të OSBE-së që po mbahet sot në Shkup, përcjell albinfo.ch.
Tashmë vetëm se kanë filluar të shkojnë të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim.
“Presim diskutime dhe takime produktive. Së shpejti fillojmë me seancën plenare”, ka shkruar Osmani në platformën X.
Në këtë organizim do të marrë pjesë edhe ministri rus i Jashtëm, Sergei Lavrov.
Kjo ka shkaktuar debate e reagime të shumta, nëse Rusia me pjesëmarrjen në këtë samit po përfiton dhe forcon pozitën e saj në skenën ndërkombëtare, përkundër pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.
Ukraina dhe shtetet baltike në shenjë pakënaqësie nuk kanë dërguar ministrat e Punëve të Jashtme në Këshillin Ministror.
Punimet e Samitit kanë nisur jozyrtarisht të mërkurën në mbrëmje, me një darkë joformale dhe fotografi familjare, në epiqendër të së cilës ishte sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, por jo edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pasi avioni me të cilin ai fluturonte ende nuk kishte arritur në Shkup.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind Çmimi mesatar i primeve të sigurimit shëndetësor është 378,70 franga në muaj. Për të rriturit, një...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel