Kosova

Pamje mahnitëse nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina

Vjeshta mbetet një stinë tërheqëse dhe emocinouese për ata që dinë të shijojnë bukuritë që kjo stinë të falë çdo ditë në qytetin e Prishtinës

Prishtina, si kryeqyteti i Kosovës, po promovohet çdoherë e më shumë në rrjetet sociale. Prishtina në stinën e vjeshtës ka marrë pamje krejt tjetër, është zbukuruar këtyre ditëve si ndodh rëndom në çdo fillimvjeshte, shkruan albinfo.ch.

Prishtina nuk konsiderohet si një vend fotogjenik, por ka një tërheqje melankolike në llojin e saj.

Vjeshta është sezon frymëzues, është stina ku natyra bie në gjumë dhe na dhuron ngjyra të bukura, për ta parë dhe shijuar këtë kohë të veçantë viti.

Kjo stinë na fal shumë ngrohtësi me ngjyrat e saj në sheshet e  Prishtinës, duke dhuruar plot energji e shpirt.

Vjeshta mbetet një ndër stinët më tërheqëse dhe emocinouese për ata që dinë të shijojnë bukuritë që kjo stinë të falë çdo ditë në qytetin e Prishtinës. /Albinfo.ch

Agan Kosoumi
Dini Begolli