Shqipëria

Paloka: Rama po zbaton një skenar kriminal

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një deklaratë për mediat ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama për rastin “Xhafaj”, që sipas tij po zbaton një skenar për të mbyllur hetimet për të mos vënë para përgjegjësisë vëllain e ministrit, transmeton albinfo.ch.

“Edi Rama i mashtroi shqiptarët duke thënë se ka bërë një ekspertizë të zërit në një agjenci të specializuar, por ai akoma nuk ka treguar se cila është kjo agjenci. Edhe Fatmir Xhafaj tha të njëjtën gjë po atë ditë, por as njëri, as tjetri nuk bëjnë publik emrin e agjencisë që na paska bërë ekspertizën”, ka deklaruar Paloka.