Kosova

Palmer dhe Lajçak në Prishtinë, agjenda e tyre për ditën e sotme

Mediat kosovare kanë shkruar se zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Mattheë Palmer, ka arritur sot në Kosovë. Palmer, i cili mban edhe pozitën e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, ka arritur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ndërsa është pritur nga ambasadori i Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, përcjell albinfo.ch.

Palmer takimet zyrtarë në Prishtinë do të nisë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Takimi Palmer-Osmani do të zhvillohet nga ora 15:25, shkruan lajmi.net.

Vjosa Osmani është edhe nikoqirja e parë edhe për të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak, i cili në aeroportin e Prishtinës pritet të arrijë në ora 14:15.

Takimi mes Lajçak dhe presidentes Osmani do të nisë në orën 15:55.

Miroslav Lajçak, përpos Osmanit, sot pritet të takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe të parën e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla Schwarz.

Takimi në mes të Kurtit dhe Lajçak do të fillojë në orën 16:30.

Lajçak dhe Palmer pritet të zhvillojnë një takim, e më pas të martën të deklarohen para mediave lidhur me zhvillimet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Duhet përkujtuar që dialogu Prishtinë-Beograd pritet të rifillojë në javën e dytë të qershorit.