Portrete të firmave
«Palma», brendi kosovar konsolidohet në tregun evropian
«Palma” është një kompani kosovare që tashmë për herë të parë është pjesë e këtij panairi zviceran, më të madh të industrisë së ndërtimit Swissbau që mbahet çdo dy vjet në Basel

«Swissbau 2020“ hapi dyert e saj të martën në Basel. 902 ekspozues nga 17 vende, në mesin e tyre edhe 7 kompani nga Kosova, po prezantojnë prodhimet e tyre në 110.000 metra katrorë. Pritet të vijnë deri mbi 100 mijë vizitorë, thonë organizatorët.
Targete të vizitorëve në „Swissbau“, një nga panairet më të mëdha në Evropë, janë ekspertë të planifikimit, investimet, ndërtim, tregti dhe industri të pasurive të patundshme dhe ndërtuesit privatë.
«Palma” është një kompani kosovare që tashmë për herë të parë është pjesë e këtij panairi zviceran, më të madh të industrisë së ndërtimit Swissbau që mbahet çdo dy vjet në Basel, ndërsa menaxheri i kësaj kompanie për Zvicër, Zekirja Shahini, thotë për albinfo.ch se suksesi nga panairet e shumta ka shtyrë ata që të jenë edhe në «Swissbau».
Kualiteti nuk është më në diskutim, pohon Shahini, dhe thotë se panairi vetëm do të forcojë lidhjet që tashmë kanë krijuar në tregjet evropiane.
«Me modesti e themi po, ne me produktet tona jemi pothuaj në një nivel me produktet evropiane», thekson Zeka.
Produktet e «Palma» tashmë janë të pranishme në tregun zviceran prej vitesh nëpërmjet sallonit të tyre në Spreitenbach AG në Zvicër.
“Palma” prej vitesh eksporton produktet e bëra në Kosovë edhe në shtete të tjera evropiane.



Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?