Lajme
Pakënaqësia e qytetarëve me qeverinë gjermane ka arritur nivel rekord
Qytetarët gjermanë duan një politikë tjetër ndaj refugjatëve
Pakënaqësia e qytetarëve me qeverinë gjermane ka arritur një nivel rekord. Vetëm 16 për qind e gjermanëve janë të kënaqur me koalicionin e përbërë nga SPD, të Gjelbërit dhe FDP, përcjell albinfo.ch.
Pas sulmit islamik me thikë në Solingen të një siriani që duhej të largohej nga Gjermania, qeveria federale vendosi të shtrëngojë ndjeshëm politikën e migracionit dhe të sigurisë. Për diskutim janë paraqitur propozime të shumta. Por CDU-ja dhe CSU-ja, të cilat përbëjnë grupin më të madh parlamentar të opozitës në Bundestag, nuk janë të kënaqura me planet e SPD-së, të të Gjelbërve dhe të FDP-së. Ata kërkojnë kthimin mbrapsht të personave ilegalë që në kufi dhe e vënë në pikëpyetje ligjin për azilin.
A DUHET NJË POLITIKË KREJT E NDRYSHME PËR AZILIN?
Mosmarrëveshjet se cila është rruga e drejtë që duhet ndjekur në këtë lëmi prek ndjeshëm nervin e qytetarëve. Në sondazhin e zhvilluar nga grupi i mediave publike gjermane ARD, 77 për qind e gjermanëve me të drejtë vote iu përgjigjën me “Po” pyetjes: “A na duhet apo nuk na duhet një politikë thelbësisht e ndryshme për azilin dhe refugjatët, në mënyrë në Gjermani të vijnë më pak vetë?”. Gjithsesi në përgjigje ka dallime sipas bindjeve politike. Mbështetësit e të Gjelbërve dhe të social-demokratëve mendojnë se nuk ka nevojë për ndryshime të mëdha në politikën për azilin dhe refugjatët.
KONTROLLE TË VAZHDUESHME NË KUFI
Sulmi në Solingen ringjalli edhe debatin për sigurinë e brendshme. 44 për qind e qytetarëve gjermanë thanë se aktualisht ndihen të pasigurt në hapësirat publike. Shtatë vjet më parë, përqindja e njerëzve që ndiheshin të pasigurt në hapësirat publike, në rrugë dhe në transportin publik ishte vetëm 22 për qind. Votuesit e të Gjelbërve dhe Social Demokratëve padyshim ndihen shumë më të sigurt në Gjermani sesa votuesit e partive ekstreme. Instituti për demoskopi Infratest-Dimap pyeti për anketën më datën 3 dhe 4 shtator 1,309 gjermanë. Krahasuar me sondazhin e zhvilluar në prill të këtij, në sondazhin aktual ka një rritje prej 22 për qind të numrit të qytetarëve për të cilët çështja e refugjatëve dhe e imigrimit është çështja më e rëndësishme politike. Të shqetësuar për këtë çështje janë 48 për qind e qytetarëve gjermanë.
Me shumë distancë vijojnë shqetësimet për çështje të tilla, si ekonomia (20%), padrejtësia sociale (12%) dhe ndryshimet klimatike (12%).
E-Diaspora
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për partneritet të fuqishëm Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024, ku ishte i ftuar...
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur