Shëndetësi
Pak net me gjumë të keq mjaftojnë për të shkaktuar telashe në tru
Vetëm pak net të këqija mjaftojnë për prishjen e kontrollit të sheqerit në gjak dhe “detyron” që njerëzit të hanë më shumë se që kanë nevojë

Falë kthimit të orës, të gjithë arritën të bënin një orë më shumë gjumë.
Dhe kjo nuk është gjë e keqe sepse sipas të dhënave të fundit njerëzit flenë jomjaftueshëm.
Shumë studime kanë treguar se prishja e gjumit shkakton telashe serioze në trupin e njeriut. Vetëm pak net të këqija mjaftojnë për prishjen e kontrollit të sheqerit në gjak dhe “detyron” që njerëzit të hanë më shumë se që kanë nevojë.
Një ekspert i disa vjetëve më parë nga “Trust Me I’m a Doctor” dhe Surrey University ka gjetur se njerëzit që flenë më pak kanë më shumë lidhje me gripin dhe diabetin.
Në eksperiment, u rekrutuan katër vullnetarë që flenë normalisht. Atyre u monitorua gjumi dhe për tri net u lejuan të flenë nga tetë orë pa iu shkaktuar ndërprerje. Për tri netët e ardhshme, ata u lejuan të flenë vetëm nga katër orë. Çdo ditë atyre u bënë pyetje psikologjike për të treguar ndryshimet në disponim të tyre.
Sarah Reeve, studente që ishte pjesë e eksperimentit ishte e habitur se sa shpejti i kishte ndryshuar disponimi.
“Kishte rritje të anktheve, depresionit dhe stresit, po ashtu rritje të paranojës dhe ndjenjës së mosbesimit në njerëz. Kjo ndodhi pas vetëm tri netëve me probleme”, ka thënë ajo.
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Nexhat Maloku nderohet për përkushtimin 32-vjeçar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Cyrih Në një ceremoni të organizuar në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut, u ndanë çmimet HSK-Comenius...
-
Femicid dhe vetëvrasje në Epagny, autoritetet e Friburgut konfirmojnë skenarin tragjik
-
Startupi i ri i Mira Muratit po synon një raund masiv financimi prej 2 miliardë dollarë
-
Mbrëmje letrare kushtuar krijuesit, Prend Buzhala
-
Diaspora e Kosovës, potenciali i pashfrytëzuar për diplomaci
Jeta në Zvicër
-
Asnjë çmim i transportit publik zviceran nuk rritet në vitin 2026 Subvencionet e qeverisë për transportin publik do të mbeten gjithashtu aktuale për vitin 2026...
-
Toblerone rimerr identitetin e saj zviceran
-
Votimi i ardhshëm i vë në qendër të vëmendjes të pasurit e Zvicrës
-
Sondazhi: Dy të tretat e kundërshtojnë blerjen e F-35
-
Studimi tregon lidhjen mes arsimit dhe shëndetit oral zviceran