Kosova
Pak gra në pozita udhëheqëse në Kosovë
Nga 159 anëtarë të bordeve në ndërmarrje publike, vetëm 15 për qind janë gra. Ndërsa në 95 për qind të pozitave drejtuese në ndërmarrjet publike janë burra
Pavarësisht se situata e arsimimit të gruas në Kosovë është përmirësuar dukshëm, ka një numër shumë të ulët të grave të punësuara.
Jeton Mehmeti nga instituti GAP deri sa ka prezantuar analizën “Përfaqësimi i grave në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura”, ka thënë se nga 159 anëtarë të bordeve në ndërmarrje publike, vetëm 15 për qind janë gra. Mehmeti deklaroi se në 95 për qind të pozitave drejtuese në ndërmarrjet publike janë burra. Ai ka theksuar se vetëm Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Paneli për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Kushtetuese kryesohen nga gratë.
“Ne kemi identifikuar 5 mijë pozita në ndërmarrje publike ku 85 për qind nga pozitat menaxheriale janë burra, ndërsa gratë përfaqësohen shumë pak. Jemi shumë larg nga ajo që aplikohet në Bashkimin Evropian dhe nga ajo që kërkon BE-ja e që është një kuotë prej 40 për qind për pjesëmarrjen gjinore në ndërmarrjet publike”, ka thënë Mehmeti.
Ndërsa ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, njoftoi se kanë nënshkruar një kornizë të Ligjit për Ndërmarrjet Publike ku do të ketë parasysh pjesëmarrjen e grave në këto ndërmarrje. “Do të sigurohem që kjo të jetë në ligjin e ri. Në Ministrinë që e drejtoj unë, 60 për qind do të jenë gra”, ka thënë Lluka.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












