Integrimi
Pak entuziazëm për Iliridën ndër shqiptarët e Zvicrës
Shqiptarët që jetojnë në Zvicër nuk treguan entuziazëm të madh për liderët e Republikës së Iliridës. Kjo u pa në një takim të mbajtur në Winterthur
Me një orë vonesë, tubimin informativ e hapi veprimtari Nexhat Mustafa.
Në fjalën hyrëse, kryetari i “Republikës së Iliridës”, Nevzat Halili, foli për historinë e problemit mbi padrejtësitë që edhe sot po i bëhen popullit shqiptar.
Republika e Iliridës është rezultat i një periudhe historike, që ai vlerësoi se ka nisur me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë gjatë viteve 92-93 duke folur më tutje rreth organizimit dhe paltformave të shqiptarëve për liri dhe pavarësi gjatë kohës sa ish-Jugosllavia po shpërbëhej.
Fjalimi maratonik i kryetarit të Iliridës ishte i fokusur kryesisht në të kaluarën dhe tentativat shqiptare gjatë 20 vjetëve të fundit për t’u shkëputur nga sundimi serbo-maqedonas.
Për të ardhmen, jetësimin, zhvillimin dhe konsolidimin e “Republikës së Iliridës”, kryetari i saj nuk foli. Me përjashtim që mes tjerash ai veçoi diskriminimin gjuhësor e fetar që po i bën edhe sot shqiptarëve pushteti maqedonas
„Ne jemi të zhgënjyer dhe shpeshherë të mashtruar nga disa individë që thonë se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoni. Kjo nuk është e vërtetë“, tha ai „Neni i shtatë i Republikës së Maqedonisë thotë se në territorin e R. Maqedonisë gjuhë zyrtare në përdorim të brendshëm dhe ndërkombëtar, është vetëm gjuha maqedonase dhe alfabeti çirilik i saj, si dhe nëpër komunat tjera ku jetojnë pjesëtarë të bashkësive tjera kombëtare, të cilët nuk janë popull shumicë dhe flasin gjuhë ndryshe nga maqedonishtja, mund të jetë në përdorim zyrtar edhe gjuha e tyre, por pa përmendur shqiptarët“.
Në lidhje me kërkesat shqiptare, Halili tha, që ne kemi kërkuar që Maqedonia të shpallet union i popullit shqiptar dhe maqedonas dhe po ashtu edhe unioni i dy republikave, Republikës së Iliridës dhe Republikës së Maqedonisë duke ekzistuar dhe organet qendrore republikane.
Në fund të fjalimit të tij, kryetari i Iliridës tha se, shqiptarët e Maqedonisë janë të lënë pasdore nga të gjitha anët. Këtë më së shumti e vuajnë qytetarët shqiptarë të Shkupit. Në përgjithësi, vlerësoi ai, shqiptarët janë harruar edhe nga shteti amë, Shqipëria dhe Republika e Kosovës, që sipas tij ka pasur hallet e veta.
Kryetari i parlamentit të “Republikës së Iliridës”, Rahmi Veliu, mbajti një fjalim të gjatë me hollësi rreth federalizmit të Maqedonisë.
Ai ju shpjegoi të pranishmëve kuptimin e termit federalizëm dhe konfederatë duke marrë si shembuj dy shtete evropiane të funksionimit të konfederatave, sikur është Zvicra dhe Belgjika që për nga madhësia territoriale nuk dallojnë shumë nga Maqedonia.
Veliu u ankua se partitë politike shqiptare në Maqedoni nuk po i përkrahin. „Sikur ato të na përkrahin, besoj se do t’ia arrijmë qëllimit“ tha ai, duke aluduar në jetësimin e Republikës së Iliridës.
Pyetjes së ngritur se sa është i real një synim i këtillë, ai tha se “çdo gjë që e kërkon populli, patjetër të realizohet“.
Maqedoninë ai e vlerësoi si një shtet që proklamohet e njihet si multinacional, por që në fakt zhvillimin e brendshëm e ka njënacional.
„Maqedonia njihet në Kombet e Bashkuara si shtet multinacional kurse është zhvilluar brenda si shtet një nacional“, u shpreh kryetari i parlamentit të Iliridës.
Në këtë tubim informativ, merrnin pjesë edhe veprimtarë të njohur të çështjes kombëtare si: Fehmi Kelmendi nga Kosova Lindore, Nusret Hajdari nga Prishtina, Nuhi Sulejmani dhe Sheremet Pantina i njohur si komandant Pantina.
Bekim Dalipi
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert