Integrimi
Pajtimja nuk mund të martohet, nuk ka pasaportë!
Një ligj në landin (republikën) e Bavarisë parashikon si kusht për dhënien e shtetësisë, heqjen dorë nga shtetësia tjetër
Pajtime Gajraku është vajzë 21 vjeçe, e lindur në Gjermani. Në këtë vend prindërit e saj kishin ardhur që në vitet 70. Por, Pajtimja nuk mund të marrë shtetësinë gjermane, edhe pse e lindur në këtë vend dhe me prindër të ardhur para rreth 40 vitesh! Arsyeja: një ligj që në landin (republikën) e Bavarisë parashikon si kusht për dhënien e shtetësisë, heqjen dorë nga shtetësia tjetër.
Në rastin e Pajtimes, shteti tjetër është ish Jugosllavia, shtetas të të cilës ishin prindërit dhe vetë ajo. Por ndërkohë kërkesa në Konsullatën serbe po zvarritet shumë. Pajtimja thotë se kjo mund të ketë luidhje me faktin se ajo nuk ka qenë kurrë serbe.
Pa pasaportë të vlefshme, ajo nuk mundet as të lidhë martesë. Ndërsa ajo ka planifikuar prej kohësh të martohet me gjermanin 22 vjeçar, Thorsten Untergrabner.
Aktualisht Pajtimja nuk ka kurrfarë pasaporte. “Pa pasaportë nuk mundem as të martohem dhe as të udhëtoj jashtë vendit”.
Por, duket se asaj i ka ardhur “shpëtimi”, së paku i përkohshëm. Një aksion i gazetës bulevardeske “Bild” i ka mundësuar asaj që, përmes rrugës së ndërmjetme, të realizojë dëshirën: të mund të kurorëzohet dhe të shkojë në Kosovë, ku do të vizitojë varrin e babait, shkruan bild.de.
Autoritetet për të huaj, me ndërmjetësimin e Bild, ia kanë mundësuar Pajtimes të ketë një dokument udhëtimi për të huaj. “Me këtë dokument, përmbushet kërkesa e autoriteteve për të treguar një dokument identiteti me rastin e lidhjes së martesës”, ka thënë një zëdhënëse e zyrës për të huaj.
Pajtimja thotë: “Tash, më në fund mund të martohemi. Dhe mund të shkoj në Kosovë ta vizitoj varrin e babait. Faleminderit!”
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?