Futboll

Pajtim Kasami shënon hat-trick kundër kampionit të Zvicrës

Futbollisti shqiptar, Pajtim Kasami, ka shënuar tre gola për Sionin në Superligën e Zvicrës.

Skuadra e Sionit si vendas pësoi humbje me rezultat 3:4 nga kampioni në fuqi i Zvicrës, Young Boys. Kasami shënoi në minutën e 22-të me kokë, pastaj në atë të 23-tën nga rreth 14 metra dhe nga afërsia në minutën e 69-të.

Nga ana tjetër për Young Boys realizuan Nsame (1′, 3 e 29′) dhe Assale (76′). Kasami u paraqit i plotë, ndërsa Ermir Lenjani u zëvendësua në minutën e 72-të por të pafat që me Sionin të ndalin një pikë në konak të tyre.

Pas 15 jave në elitën e futbollit zviceran, Young Boys kryeson me 34 pikë dhe Sioni është në pozitën e gjashtë me 17 pikë.  Baseli u befasua nga Servette dhe mposhtet me 2:0. Stevanoviq në minutën e 7-të dhe Kone në atë të 90-tën shënuan për fitoren e Servettes, përcjell albinfo.ch.