E-Diaspora

Pajisje ortopedike donacion nga Zvicra për spitalin e Gjilanit

Spitali i Gjilanit është ndihmuar me pajisje mjekësore nga Zvicra. Anesteziologu nga Cyrihu, Astrit Ibrahimi ka siguruar një donacion me pajisje ortopedike.

Ky donacion përveç të tjerash përmban: setin për proteza totale për ortopedi, disa lloje të protezave dhe sete me vida.

Drejtori i spitalit të Gjilanit, Abdyllatif Latifi ka falënderuar  për donacionin e sotëm, i cili, sipas tij, do të lehtësojë punën e mjekëve në Gjilan, transmeton albinfo.ch.

”Tani me këto pajisje do të mundësohet që pacienteve në nevojë të ju ndihmohet duke vendosur protezat totale në rast nevojë.Kjo është një ndihmë, në vazhdën e shumë ndihmave të tjera që bashkatdhetarët tonë angazhohen dhe sjellin mjete dhe pajisje për spitalin tonë” ka thënë Latifi, përcjellin lajmin mediat në Gjilan.