Kuriozitete
Paguan 10.000 franga për një gotë uiski “140 vjeçar” dhe “digjet”
ndërkohë një ekspertizë e bërë nga hulumtuesit e Universitetit të Oksfordit ka konstatuar se uiski në fjalë, i vitit të prodhimit 1878 në fakt nuk ishte as përafërsisht kaq i vjetër,...
Një turist kinez kishte paguar në një hotel të Zvicrës, uiskin më të shtrenjtë në botë. Një gotë e kësaj pijeje (Whisky Macallan) për të cilën shitësi kishte thënë se ishte e vjetër 140 vjet, kishte kushtuar 9 mijë e 999 franga ose rreth 8600 euro, shkruan 20minuten.ch.
Në hotelin “Waldhof” të St. Moritz-it në Zvicër, shishen në të cilën ruhej ky uiski kanë thënë se ajo nuk shitej, sepse ruhej si ekzemplari i fundit i mbetur pa u hapur nga viti 1878, kur është prodhuar
Por, ndërkohë një ekspertizë e bërë nga hulumtuesit e Universitetit të Oksfordit ka konstatuar se uiski në fjalë, i vitit të prodhimit 1878 në fakt nuk ishte as përafërsisht kaq i vjetër, transmeton albinfo.ch. Provat laboratorike kanë dëshmuar “95 për qind” se ky ekzemplar i pijes së njohur skoceze është prodhuar në mes vitit 1970 dhe 1972.
Pra bëhet fjalë për një “blended Scotch” ndërsa viti i shënuar në etiketë ishte një falsifikim.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih