Tematike
Pagat vjetore të kryemjekëve të Zvicrës, deri në 2.5 milionë franga
Ditëve të fundit në mediet zvicerane është zhvilluar një debat rreth pagave të mëdha të kryemjekëve ose mjekëve në krye të spitaleve të vendit. Rreth 1000 mjekë të tillë marrin mesatarisht nga 1 milion franga në vit, në emër të të ardhurave, ka konstatuar një hulumtim që ka publikuar emisioni “Rundschau” i transmetuesit publik të Zvicrës, SRF.
Ndërsa pagat më të mëdha në mesin e këtyre mjekëve arrijnë deri në 2.5 milionë franga në vit, transmeton albinfo.ch.
Specializimet të cilat paguhen më së shumti janë atp në fushë të radiologjisë, kardiologjisë, gastroenterologjisë, mjekësisë intensive dhe urologjisë.
Por, ajo që u vu në spikamë lidhur me këto të ardhura është manipulimi që disa nga këta shefa mjekësorë bëjnë, duke operuar njerëz më shumë se që është e nevojshme, vetëm për të ngritur fitimin e tyre. Kjo u mundësohet atyre mjekëve që kanë pjesën e tyre “aksionet” në qarkullimin e realizuar nga spitalet përkatëse. Dhe kjo pjesëmarrjee tyre në fitim është shqetësuese për politikën e vendit.
“Me siguri nuk është në rregull që mjekët të fitojnë më shumë falë faktit se sjellin më shumë rezultate mjekësore”, ka thënë deputetja nacionale nga CVP, Ruth Humbel, transmeton albinfo.ch. Ndërsa politikania nga SP, Bea Him thotë se kantonet duhet t`i nxisin spitalet që t`i përjashtojnë mjekët nga bonuset dhe pjesëmarrja në fitim.
Politikanë të tjerë të shumtë kërkojnë më tepër transparencë. Sipas tyre, spitalet kantoanle duhet që në të ardhmen t`i tregojnë pagat e personelit të tyre më të lartë ndërsa tash, lartësia e këtyre pagave është një sekret i mbrojtur rreptësisht.
Nga ana tjetër, kryetari i shoqatës së mjekëve të Zvicrës, FMH arsyeton të ardhurat e larta të kryemjekëve. Këtë arsyetimne bën duke përmendur përgjegjësinë e madhe që kanë ata dhe orarin e gjatë të punës që arrin deri në 80 orë në javë.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme