Lajme
Pagat minimale në BE për vitin 2022, kush paguhet më pak e kush më shumë
Paga minimale mujore nën 1 000 euro në 13 vende të BE-së, mbi 1 500 euro në 6 vende
Që nga 1 janari 2022, 21 nga 27 shtetet anëtare të BE-së kanë paga minimale kombëtare, duke bërë përjashtime Danimarkën, Italinë, Qipron, Austrinë, Finlandën dhe Suedinë. Bazuar në nivelet e tyre në euro, ato 21 Shtete Anëtare mund të ndahen në tre grupe kryesore.
21 shtetet anëtare të BE-së që kanë paga minimale kombëtare mund të ndahen në tre grupe kryesore bazuar në nivelet e tyre në euro, përcjell Albinfo.ch.
Në janar 2022, 13 shtete anëtare, të vendosura në lindje dhe jug të BE-së, kishin paga minimale* nën 1000 € në muaj: Bullgaria (332 €), Letonia (500 €), Rumania (515 €), Hungaria ( 542 €), Kroacia (624 €), Sllovakia (646 €), Çekia (652 €), Estonia (654 €), Polonia (655 €), Lituania (730 €), Greqia (774 €), Malta (792 € ) dhe Portugalia (823 €).
Në Slloveni (1 074 €) dhe Spanjë (1 126 €) pagat minimale varionin pak më shumë se 1 000 € në muaj, ndërsa në gjashtë shtetet e mbetura anëtare, pagat minimale ishin mbi 1 500 € në muaj: Franca (1 603 €), Gjermania (1 621 €), Belgjika (1 658 €), Holanda (1 725 €), Irlanda (1 775 €) dhe Luksemburgu (2 257 €).
Për krahasim sipas Scan tv, paga minimale federale në Shtetet e Bashkuara ishte 1 110 € në janar 2022.
Ky informacion vjen nga të dhënat për pagat minimale të publikuara nga Eurostat.
Në grupin e 21 Shteteve Anëtare në analizë, paga minimale më e lartë ishte pothuajse 7 herë më e lartë se ajo më e ulëta.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave, rritja ndikon si në ndërtim, ashtu...
-
A janë zviceranët dorështrënguar?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm
-
Zviceranët do të votojnë për subvencionet e trenave të natës