Kosova

Sa janë pagat minimale në Evropë

Ku qëndrojnë Kosova, Maqedonia e Shqipëria?

Në Maqedoninë e Veriut paga minimale bruto është 282 euro, sipas Eurostat. Në Shqipëri është 213 euro, në Kosovë 130-170 euro, në Mal të Zi 331 euro. Paga më e lartë minimale në rajon është në Serbi, me 343 euro, përcjell in7.

Në përgjithësi, pagat minimale në rajon janë shumë më të ulëta në raport me vendet e Bashkimit Europian.

Si variojnë pagat minimale në Europë

Deri në 1 janar 2020, 21 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë paga minimale kombëtare: vetëm Danimarka, Italia, Qipro, Austria, Finlanda dhe Suedia nuk kanë një minimum për pagën. Sipas Eurostat, pagat minimale mujore në përgjithësi janë nën 600 € në lindje dhe mbi 1 500 € në veri-perëndim të BE-së.

21 shtetet anëtare të BE-së që kanë pagat minimale kombëtare mund të ndahen në tri grupe kryesore.

Në janar të vitit 2020, Bullgaria kishte pagën më të ulët bruto (312 €) në të gjithë BE-në. Nëntë shtete anëtare, të vendosura kryesisht në lindje të BE-së, pasuan me paga minimale midis 400 € dhe rreth 600 € në muaj: Letonia (430 €), Rumania (466 €), Hungaria (487 €), Kroacia (546 €) , Çekia (575 €), Sllovakia (580 €), Estonia (584 €), Lituania (607 €) dhe Polonia (611 €), përcjell albinfo.ch.

Në pesë shtete të tjera anëtare, të vendosura kryesisht në jug të BE-së, pagat minimale shkonin midis 700 € dhe pak më shumë se 1 000 € në muaj: Portugali (741 €), Greqi (758 €), Maltë (777 €), Slloveni ( 941 €) dhe Spanja (1 050 €).

Në shtatë shtete anëtare të mbetura, të gjitha të vendosura në perëndim dhe veri të BE-së, pagat minimale ishin mbi 1 500 € në muaj: Franca (1 539 €), Gjermania (1 584 €), Belgjika (1 594 €), Hollanda (1 636 €), Irlanda (1 656 €) dhe Luksemburgu (2 142 €).

Për krahasim, paga minimale federale në Shtetet e Bashkuara ishte 1 119 € në muaj në janar 2020.