Kosova
Pagat më të ulëta në rajon, prijnë Kosova e Shqipëria
Shqipëria dhe Kosova do të jenë të fundit në rajon për nivelin e pagës minimale, me gjithë përpjekjet për ta rritur gjatë këtij viti.
Maqedonia e Veriut do të kryesojë pas vendimit të fundit të qeverisë për ta çuar 400 euro nga muaji mars. 80 mijë punonjës të këtij vendi do të marrin për orët e plota të punës rreth 50 euro më shumë se sot.
Me këtë nivel page, Maqedonia e Veriut do të lërë pas të gjithë shtetet fqinje, duke kaluar edhe Serbinë, e cila kryeson me nivelin e pagave në rajon.
Shqipëria ka vendosur të rrisë pagën minimale me 15 euro në korrik, ku do të preken 25% e të punësuarve, ose 160 mijë persona. E megjithatë vendi ynë bashkë me Kosovën mbeten të fundit në rajon, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Në Kosovë është hapur një debat mes Qeverisë Kurti dhe sindikatave për të çuar rrogën minimale në 250 ose 350 euro. Prej vitit 2011, me ligj, paga minimale aty jepet në dy fasha 130 dhe 170 euro.
Rajoni ynë ka nivelin më të ulët të rrogave në Evropë, rreth 3 herë më të vogla se mesatarja e pagave minimale në Bashkimin Europian.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik