Lajme
Paga minimale në Gjenevë: 23 franga ora, 4 086 në muaj dhe 49,032 CHF në vit
Një shumicë e votuesve në Gjenevë pranuan një plan për të caktuar një pagë minimale prej 23 CHF në orë (24,77 dollarë amerikanë).
58,15% e votuesve në kanton ishin pro planit të pagës minimale, i cili më parë mbulonte vetëm punëtorët shtëpiak. Dy vota të mëparshme mbi këtë temë u refuzuan nga votuesit e kantonit, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Sindikatat argumentuan se është e pamundur të jetosh një jetë të denjë në Gjenevë me më pak se 23 CHF në orë, e cila del me 4,086 CHF në muaj për një javë me 41 orë ose 49,032 CHF në vit (52,803 US $).
Kantonet zvicerane të Jura dhe Neuchâtel ishin të parët që futën pagat minimale.
Gjeneva ka nivelin më të lartë të papunësisë në Zvicër. Në vitin 2018, bazuar në përkufizimin e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, papunësia në kanton arriti në 11.8%, një normë më e lartë se në Francën fqinje, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












