Fotolajmi
Paga më e ulët në Bullgari 184 €, ndërsa 1.923 € në Luksemburg

Paga më e ulët minimale në vendet e Bashkimit Evropian është në Bullgari. 184 € marrin pagë mujore bullgarët, ndërsa më e larta është 1,923 €, ose pothuajse 11 herë më shumë që marrin punëtorët në Luksemburg, tregojnë të dhënat nga Eurostat.
Vendet e BE-së në bazë të shumës së pagave minimale janë të ndara në tri grupe.
Në grupin e parë, ku paga minimale është nën 500 euro, pavarësisht Bullgarisë, janë vendet e Evropës Lindore dhe Kroacia.
Në grupin e dytë, paga minimale nga 500 në 1.000 euro është në Slloveni dhe në Evropën Jugore, ndërsa Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe vendet e Beneluksit janë në një grup me pagën minimale mbi 1.000 euro.
Në krahasim më 2008, një rënie e të ardhurave minimale është vërejtur vetëm në Greqi, për më shumë se 14 për qind, në Irlandë është në të njëjtin nivel, ndërsa në të gjitha vendet e tjera të BE-së të ardhurat minimale mujore janë në rritje, tregojnë statistikat.
Rritja më e madhe në pagën minimale në periudhën nga janari 2008 deri në janar 2015 ka shënuar Rumania, me 95 për qind, pastaj 64 për qind Bullgaria, ndërsa Sllovakia dhe Letonia me 58 për qind, thotë Eurostat.
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Rënie e lindjeve të shumëfishta pas IVF në Zvicër Përqindja e lindjeve të shumëfishta pas fertilizimit in vitro (IVF) në Zvicër ka shënuar një rënie...
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët
-
A janë gjigantët farmaceutikë kompanitë më të mira për të punuar në Zvicër?
-
Masat nga qeveria zvicerane pas tarifave nga Trump