Lajme
Rekord: Paga e shefit të kompanisë Novartis arrin në 16.25 milionë franga
Nga 16 kompanitë që kanë publikuar tashmë raportin vjetor 2023, dymbëdhjetë nga pagat dhe pagesat e bonusit për CEO janë mbi vlerën e vitit të kaluar
Pagat dhe shpërblimet e CEO-ve (shefave ekzekutivë) të tridhjetë kompanive më të mëdha zvicerane të listuara (SLI) u rritën sërish vitin e kaluar. Lider në këtë listë është CEO i kompanisë së madhe farmaceutike, Novartis, Vas Narasimhan, transmeton albinfo.ch.
Novartis madje ka vendosur kështu një rekord të ri me kompensimin e saj për CEO, që nga miratimi i iniciativës kundër zhvatjes, e cila ishte votuar nga populli zviceran, në vitin 2013.
Në vitin 2023, Narasimhan ka marrë një kompensim total prej 16.25 milionë frangash – më shumë se çdo menaxher tjetër i një kompanie të listuar që nga viti i përmendur 2013.
Krahasuar me vitin 2022, kompensimi total i Narasimhanit pothuajse është dyfishuar vitin e kaluar, sipas raportit vjetor. Arsyeja e rritjes mbështetet, sipas kompanisë, në faktin se nën drejtimin e tij Novartis ka arritur ose ka tejkaluar të gjitha objektivat e vendosura në programet e bonusit.
Megjithatë, rritja vërehet edhe në kompanitë e tjera, jo vetëm në Novartis, shkruan sda.ch. Në vitin 2023 shpërblimi i shumicës së kompanive të listuara në Indeksin e Liderëve Zviceranë (SLI) ishte më i lartë se një vit më parë. Këtë e tregon një vlerësim fillestar i raporteve vjetore nga agjencia e lajmeve AWP. Sidoqoftë, një numër raportesh vjetore janë ende të pazgjidhura, duke përfshirë ato nga banka kryesore UBS dhe grupi i sigurimeve Cyrih.
Nga 16 kompanitë në SLI që kanë publikuar tashmë raportin vjetor 2023, dymbëdhjetë nga pagat dhe pagesat e bonusit për CEO janë mbi vlerën e vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch. Mesatarisht, kompensimi total për CEO është rritur për rreth 7 për qind.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











