Uncategorized
Pacolli nuk merr pjesë në Banja Llukë, përmend ‘kërcënimet’
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli nuk merr pjesë në Banja Llukë, tha se Presidenti i Republikës serbe të Bosnje dhe Hercegovinës, Miroslav Dodik, e 'kërcënoi' se nuk është i mirëseardhur.
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli nuk ka marrë pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore.
Pacolli me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka treguar në lidhje me rastin.
Kjo për shkak të këcënimeve nga Presidenti i Republikës serbe të Bosnje dhe Hercegovinës, Miroslav Dodik, i cili gjatë ditës së sotme në një intervistë për një medium ka deklaruar se Pacolli dhe delegacioni i tij nuk janë të mirëseardhur në Banja Llukë, shkruan Albinfo.ch.
“Me politikan si Dodik rajoni nuk mund të ecën pērpara. Gjuha kërcënuese e Dodikut na kujton një të kaluar të afërt të politikanëve radikal, si ky vet dhe pasojat e këtyere kërcënimeve. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar drejt bashkëpunimit rajonal, ndërsa ftoj zyrtarët e BE-së, sidomos ata në Komisionin Evropian që të mos heshtin ndaj këtyre fenomeneve”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën