Kosova

Pacolli e konfirmon: Vuçiqit i lejohet vizita në Ujman

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, konfirmoi për KALLXO.com se Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është lejuar vizita në liqenin e Ujmanit gjatë vizitës që do ta bëjë në Kosovë këtë fundjavë.

“Po i është lejuar vizita. Vendimi është marrë para gjysmë ore”, tha Pacolli për KALLXO.com, përcjell Albinfo.ch.

“Kemi pasur presion nga BE dhe aleatët, nuk kemi pasur zgjidhje tjetër”, tha P.acolli

Edhe Vuçiq, para pak minutave e konfirmoi nga Beogradi se do të qëndrojë në liqenin e Ujmanit, kërkesë që paraprakisht i ishte refuzuar nga MPJ e Kosovës.