Kosova
Pacolli do të mbajë fjalim në një Forum në Gjenevë
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, po qëndron për vizitë zyrtare në Gjenevë.
Ministri Pacolli po merr pjesë në “Forumin e Crans Montana” në Gjenevë, ku si panelist do të mbajë një fjalim në këtë forum, ku pastaj do të diskutohet për një reflektim global mbi mënyrat e nxitjes së bashkëpunimit ndërkombëtar për të përmbushur më së miri sfidat e Paqes, Zhvillimit dhe Stabilitetit.
Në Samitin Botëror i 30-të me radhë, tashmë tradicional i Forumit Crans Montana po marrin pjesë më shumë se 100 burrështetas nga vendet e ndryshme botërore, transmeton “RTK Live”.
Pjesëmarrës tjerë kryesorë të panelit do të jenë Philippe Deuste-Blazu, zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, Borut Pohor, president i Sllovenisë, ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, si dhe ministra, kryeministra të vendeve të ndryshme nga mbar bota përfshirë edhe autoritetet nga Zvicra dhe SHBA-të si dhe përfaqësues të Organizatave ndërkombëtare nga OKB, BE, OSBE, pastaj biznesmen dhe ekspert botëror të fushave të ndryshme, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër nis përgatitjet për zgjedhjen e kryesisë së re në janar 2025 Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare po hyn në një fazë të rëndësishme të organizimit të...
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025? Me përfundimin e vitit 2024, në vende të ndryshme të botës, planifikohen ndryshimet për vitin e...
-
Shpenzimet zvicerane për kujdesin shëndetësor – ‘mbi 100 miliardë dollarë’
-
Në Zvicrën gjermanishtfolëse ka mungesë “babadimrash”
-
Pronarët e makinave në Gjenevë, të tronditur nga rritja e taksave
-
Ndryshimet ligjore nga 1 dhjetori në Zvicër