Shkurt.ch

Pacientët e trashë, në spitalin e kafshëve!

“Pacientët me BMI mbi 55, së pari nuk ke si t`i vendosësh mbi tavolinë dhe së dyti gypi është shumë i ngushtë për ta”

Spitali “Insel” i Bernës ka gjetur një zgjidhje interesante për pacientët me mbipeshë: ata që nuk i zë gypi i aparateve si ai i tomografëve me rezonancë magnetike, i deisenjuar për njerzë ”normalë” transportohen në spital të kafshëve.

Kjo gjë ndodh mesatarisht rreth dhjetë herë brenda vitit, kanë thënë pergjegjësit e spitalit. 

“Pacientët me BMI mbi 55, së pari nuk ke si t`i vendosësh mbi tavolinë dhe së dyti gypi është shumë i ngushtë për ta”, ka thënë Kurt Laederach, udhëheqës i programit interdisiplinar Adipositasprogramm për emdiet lokale.

Aparatura të tilla ku mund të vendosen edhe njerëzit tepër të trashë ekzistojnë, por blerja e të tillave do t`i kushtonte spitalit me miliona franga, thonë në spital.Ndërkohë, në spitalin veterinarik këto aparate janë në dispozicion.

“Pacientët që janë të informuar mirë, kanë mirëkuptim për këto masa”, ka thënë Laederach.

Lidhur me pacientët me mbipeshë, spitali është përballur edhe me probleme tjera, si shtretërit shumë të vegjël ose të dobët, karriget, guacat e tualetit etj.