Të tjera
Pablo Pato e shfrytëzon stallën e bagëtive edhe për sport
Pasi ruan lopët tërë ditën, Pablo Pato heq sanën nga dyshemeja dhe mesin e stallës e shndërron në një hapësirë manovrimi me rollerë.
Në fshatin malor Llanuces, në veri të Spanjës, Pato me rollerët ngjyrë të verdhë, kërcen mbi parmakun për ushqim të lopëve, që për 33-vjeçarin janë një audiencë e mirë.
“Lopët janë shikuesit. Ato gjithmonë më përkrahin, kurrë nuk më kanë vërshëllyer”, thotë Pato me shaka.
Pasi kryen punët e zakonshme të shtëpisë, Pato me nja tre shokë të tjerë, merr pjesë në garat me rollerë, ama aty ka njerëzit si audiencë, ndërsa stallën e shfrytëzon vetëm për praktikë.
“Krejt dita është me punë, kohën e lirë e shfrytëzoj duke bërë atë që dua. Kam bërë shumë sporte dhe asgjë nuk është e pamundur, njeriu mund të bëjë gjithçka”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit