Kosova
Pa mërgimtarët, Kosova do të mbetet pa infuzionin e saj vjetor
Situata e pandemisë ka shkaktuar probleme enorme financiare për bizneset në Kosovë. Një shpresë për ta është ardhja e mërgimtarëve në pushimet verore. Në rast mungese, ekspertët e ekonomisë thonë se buxheti i Kosovës do të jetë në minus për rreth 400 milionë euro. Ndërsa, bizneset e vogla rrezikojnë mbylljen
Ashtu si tërë Evropën, pandemia e Covid-19 ka prekur edhe Kosovën duke bërë që të ndërmerren masa të ashpra për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. U mbyllën shumë vende të punës si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. Mbyllja që zgjati për afër tre muaj ka bërë që një goditje të rëndë financiare ta pësojnë bizneset në Kosovë. Eksperti i ekonomisë, profesor Muhamet Mustafa ka sqaruar për albinfo.ch humbjet ekonomike që i janë paraqitur Kosovës në periudhën mars, prill dhe maj, kur pothuajse të gjithë sektorët pushuan së funksionuari. Dhe, siç ka theksuar Mustafa, kjo situatë ka prekur direkt buxhetin e Kosovës.
“Kosova zbatoi një sërë masash shtrënguese të kufizimit të aktiviteteve ekonomike e sociale për të frenuar përhapjen e epidemisë dhe kjo ndikoi në reduktimin e aktiviteteve ekonomike thuaja në gjithë sektorët. Kemi pasur një pako emergjente masash prej rreth 170 milionë Eurosh që e shpalli Qeveria e që u zëvendësua këto dite, por e cila nuk u zbatua tërësisht dhe nuk pati efekte të ndjeshme pasi ishte e kufizuar me pamundësinë që të bëjë rebalancin buxhetit. Sipas hulumtimeve tona, në shumë degë ekonomike pati një rënie të prodhimit dhe shitjeve në tre muajt e kaluar për 40-80%, të ardhurat në buxhet u zvogëluan për rreth 200 milionë Euro, ndërsa numri i të papunëve të regjistruar u rrit për 30.000 vetëm muajin e fundit e për rreth 60,000 nga fillimi i vitit”, ka thënë Mustafa.
Normalizimi i ekonomisë, vetëm në vitin 2021
Mustafa ka folur për pasojat ekonomike që ka lënë situata pandemike në Kosovë. Ai ka thënë se një normalizim në këtë drejtim mund të ndodhë vetëm në pjesën e dytë të vitit 021. Dhe, kjo vetëm nëse nuk ka një valë të dytë pandemike.
“Pasojat nga rënia e aktiviteteve do të shfaqen edhe tek çrregullimi i zinxhirëve të furnizimit dhe shitjes brenda dhe jashtë vendit, vështirësinë për përballimin e pagesave ndaj kreditorëve dhe borxheve ndaj bankave, partnerëve dhe taksave, tatimeve, ndërprerjen e aktivitetit investues në projekte të caktuara, rënien e investimeve të jashtme, zvogëlim të ardhurave nga remitancat. Sipas vlerësimeve, nën supozim se nuk do të kemi një shpërthim të serishëm pas qershorit, GDP do të pësojë një tkurrje 5% në krahasim me një vit më parë, dhe një normalizim do të mund te pritej vetëm në kuartalin e dytë të vitit 2021”, ka thënë Mustafa.
Diaspora – “Infuzioni” 400 milionësh i Kosovës
Një rol të rëndësishëm në rimëkëmbjen e bizneseve në Kosovë e luajnë mërgimtarët. Mustafa ka thënë se në rast të mungesës së tyre në muajt e verës, buxheti i Kosovës do të dëmtohet me rreth 400 milionë euro.
“Ka një rol të rëndësishëm. Efekti i të ashtuquajturit “turizmi i diasporës” që vlerësohet rreth 400 milionë euro është një infuzion i rëndësishëm për shumë sektorë ekonomie gjatë muajve të verës në Kosovë e sidomos në sektorin e gastronomisë. Të shpresojmë se nuk do të mungojë tërësisht, pasi që kjo do ta përkeqësonte ndjeshëm situatën”, ka thënë Mustafa.
Ndërsa, Valdrin Krasniqi, gazetar në Kosovë, mundësinë e mosardhjes së mërgimtarëve në vendlindje, e quan “goditje të dytë” për Kosovën.
“Mosardhja e mërgimtarëve këtë vit në Kosovë mund ta dëmtojë jashtëzakonisht shumë ekonominë e vendit. Bizneset kanë pësuar goditje të madhe nga virusi korona dhe në rast se mërgimtarët nuk do të vijnë këtë verë në vendlindje, atëherë do ta marrin goditjen e dytë dhe rreziku është shumë i madh që disa prej bizneseve ndoshta edhe të falimentojnë”, ka thënë ai.
Edhe sipas Krasniqit, mërgimtarët janë “infuzioni” i ekonomisë kosovare.
“Të gjithë e dimë se ardhja e mërgimtarëve rrit konsumin në Kosovë. Ata i japin një infuzion ekonomisë së vendit pasi që të gjitha kursimet e vitit i derdhin në vendlindje. Ne po shpresojmë që situata epidemiologjike do të përmirësohet dhe shtetet do të përgatisin plane urgjente për rimëkëmbjen ekonomike, e cila ka prekur gjithë botën”, është shprehur ai.
Bizneset rrezikojnë mbylljen, shpresojnë ardhjen e mërgimtarëve
Salloni i bukurisë “Endivito” në Prishtinë, nuk ka funksionuar për tre muaj. Trodarta Gjinovci thotë se mbyllja tre mujore e ka dëmtuar shumë mbarëvajtjen e biznesit.
“Pandemia në biznesin tonë ka ndikuar keq në të gjitha aspektet. Është sikur t`ia fillosh një biznesi nga fillimi, e jo sikur që jemi biznes i hapur qe 12 vite. Për tre muaj nuk kemi funksionuar. Për ne, ardhja e mërgimtarëve luan një rol të madh, meqë është plus i madh për ne. Nëse do të ketë një përsëritje të pandemisë, atëherë do të mendojmë që edhe ta mbyllim biznesin”, ka thënë Gjinovci.
Ndërsa, për Bujar Tërstenën, pronar i diskontit të pijeve “A&B” në Ferizaj, ardhja e Diasporës luan padyshim rol në rimëkëmbjen ekonomike të bizneseve në Kosovë. “Mendoj se çdo biznes i ka pasur vështirësitë e veta, ashtu ka qenë edhe për mua. Si diskont i pijeve, gjatë muajve të verës kam shumë punë për furnizimin e lokaleve dhe restoranteve. Ndërsa, mbyllja e këtyre sektorëve ka ndikuar direkt në mos-funksionimin e biznesit tim. Por, shpresoj që të gjithë të kemi fillimisht shëndetin dhe edhe mërgimtarët të kenë mundësinë të vijnë e t`i vizitojnë familjarët e tyre. Pastaj, sigurisht që kjo do të ndikojë drejtpërdrejtë në ngritjen ekonomike të bizneseve”, ka thënë Tërstena.
Zinxhiri i pasojave të pandemisë
Dr. Mustafa: “Pasojat nga rënia e aktiviteteve do të shfaqen edhe tek çrregullimi i zinxhirëve të furnizimit dhe shitjes brenda dhe jashtë vendit, vështirësinë për përballimin e pagesave ndaj kreditorëve dhe borxheve ndaj bankave, partnerëve dhe taksave, tatimeve, ndërprerjen e aktivitetit investues në projekte të caktuara, rënien e investimeve të jashtme, zvogëlim të ardhurave nga remitancat”.
Ja sa është dëmtuar ekonomia kosovare
Sipas hulumtimeve tona, në shumë degë ekonomike pati një rënie të prodhimit dhe shitjeve në tre muajt e kaluar për 40-80%, të ardhurat në buxhet u zvogëluan për rreth 200 milionë Euro, ndërsa numri i të papunëve të regjistruar u rrit për 30.000 vetëm muajin e fundit e për rreth 60,000 nga fillimi i vitit”, ka thënë Mustafa.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë Zviceranët do të votojnë për natyralizimin e lehtësuar. Action Quatre Quarts dorëzoi 135,000 nënshkrime në Kancelarinë...
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve