Kuriozitete

Pa leje, 220 km/h, dënohet me 8 muaj burgim

Një ngjarje interesante ka ndodhur në Britaninë e Madhe

Shumë persona janë të pasionuar pas veturave dhe shpejtësisë.

Por, në disa kur teprohet, rritet rrezikshmëria dhe ndodhin pasojat, përcjell albinfo.ch.

Një ngjarje interesante ka ndodhur në Britaninë e Madhe. Leon Lloyd i ka ikur policisë kur ata e ndaluan për kontroll dhe i detyroi ta ndiqnin me 220 kilometra në orë.

Ai nuk e kishte mësuar vozitjen dhe ende nuk kishte marrë patentë shoferin, derisa po atë ditë kishte blerë veturën që nuk e kishte regjistruar.

Kjo kishte bërë që ai të dënohet me tetë muaj burgim, derisa nuk lejohet të marrë patent shoferin për tre vjetët e ardhshme.