Lajme
Ozoni, vogëlushi shqiptar me emrin më të pazakontë në Berlin, lufton për klimën
“Ne jemi të përkushtuar për mbrojtjen e mjedisit prej vitesh dhe duam që Ozoni të ndjekë gjurmët tona”, thotë babai i tij, Xhafer Metaj. "Prandaj ne zgjodhëm për të këtë emër të pazakontë, por jashtëzakonisht konciz"
Quhet Ozon, ka emrin më të pazakontë në kryeqytet. Ai e do natyrën, zgjidh mosmarrëveshjet dhe tashmë flet tri gjuhë. Shqiptari 8-vjeçar që tani është një ambientalist i bindur, transmeton albinfo.ch.
Kujdesi për natyrën shpesh fillon me gjërat e vogla. Për shembull, duke i këshilluar miqtë që të mos i hedhin qeset bosh në shkurre, shkruan gazeta gjermane B.Z. e cila ka takuar “ambasadorin më të ri të Berlinit” për mjedisin. Tetëvjeçari nga Reinickendorf ka ndoshta emrin më të pazakontë në kryeqytet dhe tashmë e arsyeton atë.
“Ne jemi të përkushtuar për mbrojtjen e mjedisit prej vitesh dhe duam që Ozoni të ndjekë gjurmët tona”, thotë babai i tij, Xhafer Metaj, 59-vjeçar. “Prandaj ne zgjodhëm për të këtë emër të pazakontë, por jashtëzakonisht konciz”.
Ozoni tani është në klasën e tretë dhe në fakt është i interesuar për natyrën dhe se si mund të mbrohet më mirë ajo.
“Kam shumë libra me figura për tokën dhe kafshët”, thotë ai. “Përveç kësaj, unë shpesh shikoj dokumentarë për planetin tonë, Tokën, bashkë me prindërit e mi”. Ai gjithashtu e ngre vazhdimisht temën e depozitimit dhe ndarjes së mbeturinave, në bashkëbisedim me shokët e tij të shkollës.
Si një ambasador i vogël për mbrojtjen e mjedisit, Ozonin e dallon gjithashtu një ndjenjë e lartë e drejtësisë. “Mësuesit gjithmonë tregojnë se si ai përpiqet të zgjidhë mosmarrëveshjet në oborrin e shkollës”, thotë babai, transmeton albinfo.ch. Dhe nëse dikush e fyen, ai e merr këtë vetëm me humor”.
Lënda e tij e preferuar në shkollë është anglishtja. Ozoni tashmë e flet atë siç duhet, si dhe gjermanishten dhe shqipen, gjuhën amtare të prindërve të tij.
“Përveç kësaj, më pëlqen futbolli dhe stërvitem dy herë në javë në klubin MSV Normannia08”, thotë ai. “Unë jam sulmues dhe do të doja që kur të rritem të luaj si profesionist për Real Madridin”, përcjell albinfo.ch. Por, nëse kjo nuk funksionon, Ozoni mund të imagjinojë gjithashtu që, si i rritur, të bëhet astronaut. “Kur të rritem, patjetër dua të eksploroj dhe të mbroj botën”, thotë ai.
Dhe, a ka vend më të mirë për të përhapur mesazhin për mbrojtjen e mjedisit sesa lart në yje…”, përfundon gazeta.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Humor shqiptar në ekranin zviceran, Vedat Bajrami protagonist në “Te Berberi – rritet prap” Për të zbuluar më shumë rreth këtij projekti emocionues, Albinfo.ch sjell një intervistë me aktorin e...
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës
-
Normat negative të interesit – çka nëse?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Si do të përfitojë Zvicra nga pakti i ri me Bashkimin Evropian? Pas nëntë muaj negociatash intensive - dhe disa pika të vështira gjatë rrugës - marrëveshja e...
-
Disa qiramarrës zviceranë mund të presin qira më të ulëta në vitin 2025
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane