Lajme
Ozempic dhe Mounjaro besohet se ulin rrezikun për disa lloj kancerësh
Medikamentet si Ozempic dhe Mounjaro, që fillimisht janë zhvilluar për trajtimin e diabetit dhe obezitetit, po tregojnë përfitime të tjera shëndetësore. Studimet e fundit tregojnë se këto ilaçe mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut për disa lloje kanceri, duke ofruar gjithashtu mbrojtje nga sëmundjet e zemrës dhe veshkave dhe duke reduktuar inflamacionin.
Një studim i publikuar në JAMA Network Open tregon se përdorimi i agonistëve GLP-1 si Ozempic dhe Mounjaro mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit për 10 lloje të ndryshme, duke përfshirë kancerin e fshikëzës së tëmthit dhe tumoret e sistemit nervor qendror, si meningioma. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për pacientët me diabet të tipit 2, të cilët janë më të rrezikuar nga kanceri. Hulumtimi ka përfshirë të dhëna shëndetësore nga 113 milionë njerëz dhe ka treguar një ulje të konsiderueshme të rrezikut të kancerit te ata që përdorin këto ilaçe, krahasuar me ata që përdorin vetëm insulinën.
Pavarësisht përfitimeve, studimi nuk ka treguar ndryshime të dukshme në rrezikun për kancerin e tiroides ose për kancerin e gjirit pas menopauzës.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












