Kosova

Osmani: Vizita e Kurtit në Tetovë dëmtoi imazhin e Kosovës

Kreu i diplomacisë ë Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, vlerësoi se vizita në Tetovë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, më tepër ka dëmtuar imazhin e Kosovës sesa pozitën e BDI-së – edhe në shtetin e Maqedonisë, edhe në komunitetin ndërkombëtar.

“Shqiptarët atje para së gjithash kanë dëshirë të shohin udhëheqësit e institucioneve të ketë raporte të mira dhe të bashkëpunojnë, dhe janë të kënaqur kur shohin shqiptarët që udhëheqin institucionet qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë e qoftë në Maqedoni të ndihmojnë njëri-tjetrin, për shkak se në këtë mënyrë ndihmojnë institucionet dhe ndihmojnë mirëqenien e njerëzve”.

“Nuk i kanë qejf politikat përçarëse dhe politikat partiake kur vihen para atyre shtetërore, prandaj kujtoj që kjo nuk ka sjellë ndonjë simpati edhe te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Por nuk kemi hatërmbetje”, deklaroi Osmani në Klan Kosova.