Kosova
Osmani: Ushtarët tanë janë sinonim i shtetësisë, po e vulosin fatin e Kosovës
Osmani: FSK po shndërrohet në ushtri moderne
Sot, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama kanë marrë pjesë në përmbyllje të ushtrimit “Defender Europe 21”.
Presidentja Vjosa Osmani, tha se për të është ndjenjë e veçantë që Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në ushtrimin ushtarak “Defender Europe 21”, raporton Ekonomia Online.
Forca e Sigurisë së Kosovës është sinonim i shtetësisë, u tha ajo të pranishmëve.
“Njëzet e dy vjet më parë, gra e burra u rreshtuan në emblemën e UÇK-së dhe dëshmuan këmbënguljen tonë për ta fituar lirinë dhe u përballën me egërsinë e një regjimi. Por, e patën guximin për të qëndruar në kauzën e lirisë. Sot, pas 22 vjetësh të veshur me idealin e sigurimit të paqes i kemi lidhur qëllimet tona me SHBA-në për ta siguruar lirinë dhe garantuar atë. Ne kemi pasur qëllim mbrojtjen e atdheut tonë”.
“Forca e Sigurisë së Kosovës është sinonim i shtetësisë tonë. Sot kur ju po e demonstroni këtë aleancë, po e vulosni edhe fatin tonë. Ndërkohë që pjesëtarë tuaj sot janë pjesë e misioneve paqeruajtës. Për shërbimin tuaj do të mbaheni mend nesër e përgjithmonë”.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Zvicër uron për Festën e Flamurit dhe njofton për ditë pushimi Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër i uron të gjithë qytetarët për Festën e 28...
-
Dasma e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut shfaqet në Grac dhe në Vjenë
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
Jeta në Zvicër
-
SBB njofton më shumë trena të natës me orar të ri Është e njohur që nga 15 nëntori se Zvicra frëngjisht-folëse do të përjetojë ndryshimin më të...
-
Këshilli Federal kundërshton nismën e neutralitetit
-
Takimi i samitit në Bernë për të diskutuar marrëdhëniet midis Zvicrës dhe BE-së
-
Kantoni i Schwyz-it shton linjat e natës
-
Ambasada e Kosovës në Zvicër uron për Festën e Flamurit dhe njofton për ditë pushimi