Kosova

Osmani uron Starmer për fitoren historike: Do të punojmë bashkë për të forcuar aleancën

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Keir Starmer, për fitoren në zgjedhjet e përgjithshme Mbretërisë së Bashkuar, përcjell albinfo.ch.

Në urimin e saj në X, Osmani ka ripotencuar marrëdhëniet e mira ndërshtetërore me shtetin britanik.

https://x.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1809166447039361481?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1809166447039361481%7Ctwgr%5E742225a19746ab38908e8761cc871c405dcade3b%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Freporteri.net%2Flajme%2Fosmani-uron-starmer-per-fitoren-historike-do-te-punojme-bashke-per-te-forcuar-aleancen%2F

“Urime të përzemërta, Keir Starmer , në fitoren tuaj historike në zgjedhje! Mbretëria e Bashkuar ka një vend të veçantë në zemrat e të gjithë kosovarëve dhe jam e bindur se së bashku, ne do të punojmë ngushtë për të forcuar aleancën tonë të gjatë”, ka shkruar Osmani.

Partia Laburiste ka arritur një fitore dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar, dukë shënuar fundin e frymës konservatore në vend prej 14 vitesh.

Laburistët e qendrës së majtë i kanë fituar shumicën dërrmuese të ulëseve në Parlamentin britanik, që përbëhet prej 650 vendesh, ndërsa Partia Konservatore e Rishi Sunakut e ka pësuar disfatën më të rëndë në historinë e vet.