Kosova
Osmani uron Shqipërinë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Shqipërinë për arritjen e një përparimi të rëndësishëm në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, përcjell albinfo.ch.
Ajo theksoi se hapja e kapitujve të anëtarësimit e afron Shqipërinë më shumë me një të ardhme më të ndritur dhe më të begatë për të gjithë qytetarët e saj.
Në një postim në “X”, Osmani deklaroi: “Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera demokratike në rajonin tonë duhet të vazhdojnë avancimin në rrugën e BE-së, e cila është thelbësore për të siguruar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm — jo vetëm për rajonin, por për gjithë Evropën”.
Shqipëria ka hapur kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian më 15 tetor.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e përbashkët me ministrin hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, në Luksemburg, e vlerësoi si historik këtë moment.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë Pas përfundimit të festave të Vitit të Ri janë rikthyer kolonat në pikëkalimet kufitare mes Kosovës...
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?