Kosova
Osmani uron Berset: Kosova s’do të ndalet në synimin për anëtarësim në KiE
Osmani e uron Brestin për zgjedhjen si Sekretari i Përgjithshëm i KiE-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Sekretarin e ri të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, përcjell albinfo.ch.
Osmani përmes një postimi në platformën X ka thënë se Kosova s’do të heqë dorë drejt synimit për t’u bërë anëtare e organizatës dhe për këtë tha se do të punojë bashkë me të për ta bërë realitet.
“Urime për Alain Berset që u zgjodh Sekretari i ri i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës. Kosova është fuqishëm e përkushtuar për anëtarësimin në CoE – një anëtarësim që jo vetëm do të ishte një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe një fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat ai qëndron fuqishëm. Kosova, anëtarja e 47-të e KiE-së, është një synim që do të vazhdojmë ta ndjekim pa u ndalur. Mezi pres të punojmë së bashku për ta bërë realitet!”, ka shkruar Osmani në X.
Këshilli i Evropës zgjodhi ish-presidentin e Zvicrës, Alain Berset, si sekretar të përgjithshëm të ardhshëm, u njoftua të martën në mbrëmje. Parlamenti prej 306 anëtarësh i organizatës për të drejtat e njeriut me bazë në Strasburg mbajti një votim të fshehtë në dy raunde të martën. Berset; Ish-ministri i Kulturës i Estonisë, Indrek Saar, mori 85 vota në raundin e dytë dhe Reynders doli i treti me 46 vota.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’