Kosova

Osmani takon senatorët dhe kongresistët amerikanë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë në Washington.

Këtë të mërkurë ka njoftuar se ka takuar senatorë e kongresistë amerikanë të të dyja partive.

“Senatorë e kongresistë amerikanë të të dyja partive u bënë jehonë aspiratave tona në kohët më të vështira. Ata ishin zëri i popullit të Kosovës. Në Washington D.C., në kuadër të 75-vjetorit të themelimit të NATO-s, i falënderova ata për kontributin e tyre përgjatë viteve, por edhe për përkushtimin e palëkundur për ta forcuar aleancën midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Osmani.