Kosova
Osmani takon nënsekretaren amerikane, diskutojnë për marrëdhëniet Kosovë–Serbi
Mësohet se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në SHBA, ku po zhvillon disa takime.
Osmani është takuar edhe me nënsekretaren e Shtetit, Victoria Nuland, si dhe me zyrtarë të tjerë të Departamentit Amerikan të Shtetit.
“Me kënaqësi mirëprita presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të diskutuar një gamë të gjerë prioritetesh të përbashkëta, duke përfshirë sundimin e ligjit, energjinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Shtetet e Bashkuara falënderojnë Kosovën për mbështetjen e hershme dhe bujare për të pritur përkohësisht afganët e zhvendosur”, ka shkruar Nuland në një postim në Twitter.
Presidentja e Kosovës gjithashtu është takuar edhe me drejtoreshën e USAID-it, Samatha Power.
“Me kënaqësi e mirëprita presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të diskutuar rreth mbështetjes së USAID-it për popullin e Kosovës dhe si mund të ndihmojmë në avancimin e fuqizimit të grave dhe punësimin. Kur e falënderova për mbështetjen e Kosovës për 2,000 refugjatë afganë, ajo tha, ‘ne e kemi mirëpritur mundësinë për t’ua kthyer ndihmën’”, ka shkruar Power.
Osmani është takuar edhe me kryeshefin ekzekutiv të Korporatës Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Mahmoud Bah, ku është diskutuar rolin e MCC-së në Kosovë dhe për nevojat e sektorit të energjisë.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje