Kosova
Osmani takon liderët e partive politike, diskutohet data e zgjedhjeve parlamentare
Pas takimit pritet konferencë për media nga presidentja Osmani.
Presidentja Vjosa Osmani të mërkurën ka mbajtur takim me liderët e partive politike në Kosovë për të diskutuar datën e zgjedhjeve të rregullta vitin tjetër. Në takim nuk pati asnjë përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.
Në takim morën pjesë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Mimoza Kusari-Lila përfaqësoi partinë Alternativa, kurse Faton Peci “Listën GUXO”. Ishin edhe disa parti të minoretit. Lista Serbe nuk ka kthyer përgjigje.
Në ftesën që presidentja u ka dërguar liderëve partiakë është paraparë që zgjedhjet të mbahen mes datave 26 janar dhe 16 shkurt të vitit 2025.
Pas takimit pritet konferencë për media nga presidentja Osmani.
Ka nisur takimi ndërmjet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetarëve të partive politike për të diskutuar datën e zgjedhjeve (14:15)
Në takim të pranishëm janë lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përcjell albinfo.ch.
Në takim nuk është i pranishëm lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
I pranishëm nuk është as nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca, ashtu siç ishte paraparë.
Të pranishëm në takim nuk janë as nga Lista serbe.
Ndryshe, zgjedhjet e rregullta duhet të mbahen në periudhën nga 26 janar – 16 shkurt të vitit 2025.
Njohësi i procesit zgjedhor, Eugen Cakolli, ka thënë se zgjedhjet e rregullta parlamentare mund të mbahen në periudhën nga fundi i janarit deri në mes të shkurtit të vitit 2025.
“Datat e vetme të zgjedhjeve të rregullta që Presidentja mund t’i diskutojë me partitë politike në takimin e së mërkurës janë 26 janari, 2, 9 apo 16 shkurti. Presidentja ka kohë më së voni deri në mes të nëntorit për ta caktuar ndonjërën prej këtyre datave”, ka pohuar ai.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut