Kosova

Osmani takon Admiralin e NATO-s  

Në Mynih, në kuadër të Konferencës së Sigurisë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Admiralin Stuart B. Munsch, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.

Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje për punën e NATO-s në Kosovë përgjatë këtyre 23 vjetëve në mbrojtje të sigurisë e stabilitetit. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, me ç’rast u potencua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë, përderisa ballafaqohemi me këto sfida në rajonin tonë dhe përtej.